Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar 529 zarfe me fletëvotime nga Diaspora për shkak të parregullsive të shfaqura.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala, në mbledhjen e sotme të KQZ-së, sqaroi se zarfet janë anuluar pasi disa prej tyre përmbanin vetëm regjistrimin për votim dhe jo fletëvotimin.
Po ashtu, Buzhala theksoi se numërimi i votave për kandidatët për deputet ka filluar në 18 komuna, ndërkohë që në tetë komuna të tjera ai do të nisë sot. Sipas tij, vonesat në disa komuna po shkaktohen nga probleme teknike.
Në anën tjetër, anëtarët e KQZ-së kërkuan nga sekretariati që të ketë një plan B, nëse bie sistemi, dhe të fillohet numërimi manual.
Ndërsa, Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së, tha se rezultatet preliminare duhet të largohen menjëherë nga operatori dhe të ndalet dalja e statistikave për numrin e votuesve dhe rezultatet preliminare./Arbresh.info/
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...