Të paktën dy fluturime drejt Aeroportit të Prishtinës dhe dy nga ky aeroport janë anuluar të dielën në mbrëmje, për shkak të mjegullës që ka mbuluar vendin.
Sipas faqes zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, një fluturim nga Stambolli dhe një tjetër nga Baseli drejt Prishtinës janë anuluar.
Po ashtu në këtë faqe thuhet se janë anuluar fluturimet nga Prishtina drejt Stambollit dhe një drejt Polonisë.

Mësohet se fluturimi i nisur nga Stambolli, i paraparë të aterronte pak para orës 22:00, është kthyer prapa drejt Turqisë.
Mjegulla e dendur kishte pamundësuar aterrimin e aeroplanëve në Aeroportin e Prishtinës edhe në fund të muajit nëntor./blic/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës