Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në kuadër të një turneu ballkanik, që prej marrjes së detyrës në krye të Bashkimit Evropian.
Vizita në Prishtinë është e planifikuar për të mërkurën, më 14 maj. Një ditë më herët, ai do të qëndrojë në Beograd — vizitë që vjen pak ditë pas udhëtimit të presidentit serb në Rusi, pavarësisht vërejtjeve të Brukselit lidhur me pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e Ditës së Fitores në Moskë.
Zyrtarët evropianë e arsyetojnë vendimin për të mos anashkaluar kryeqytetin serb me angazhimin e institucioneve dhe mbështetjen për të gjitha vendet e rajonit. Sipas tyre, puna dhe zhvillimet në shtetet e Ballkanit Perëndimor më vonë reflektohen përmes vendimeve të marra në Këshillin e BE-së.
Turneu që Costa do të zhvillojë në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodh në prag të samitit të Bashkësisë Politike Evropiane, i cili do të mbahet në fund të javës së ardhshme në Tiranë.
Bashkësia Politike Evropiane është një nismë pan-evropiane që daton nga viti 2022, e themeluar me iniciativën e presidentit francez Emmanuel Macron. Ajo bashkon mbi 40 liderë nga shtetet e kontinentit evropian dhe institucionet e BE-së. Ky forum shërben për të diskutuar të ardhmen e përbashkët të Evropës, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjen e demokracisë.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...