Xhavit Haliti ka probleme me kujtesën. Kështu ju kundërpërgjigj deputeti nga radhët e LDK, Anton Quni nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili një ditë më parë tha për Televizionin Rrokum se Forca e Armatosur e Republikës së Kosovës nuk ka ekzistuar dhe se krejt çka asht thanë asht propagandë.
Quni foli edhe për misionin e kësaj force.
E ish-Kryeministri i Qeverisë në mërgim, Bujar Bukoshi, hezitoi ti komentojë deklaratat e nënkryetarit Xhaviti Haliti. Përmes telefonit, Bukoshi tha për Rrokum TV, se po e len si ka thanë Xhaviti.
Populli e din a ka ekzistuar, apo jo FARK, – tha Bukoshi.
Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, thuhet se janë krijuar në gusht të vitit 1998, derisa numri i ushtarëve mendohet se ishte mbi 5 mijë.
Ndër emrat ma të njohur në hierarkinë e FARK janë Tahir Zemaj, Sali Çekaj, Anton Quni, si dhe ish-ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Bukoshi, Ahmet Krasniqi.
https://youtu.be/HknrNlYXHP0
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...