“Luftëtari dhe prokurori e kanë një të përbashkët; që të dy betohen se me dinjitet do të përmbushin misionin. Ata përballen me vështirësi dhe rreziqe. Luftëtari cdo ditë lufte e sheh vdekjen me sy. Jo të gjithë arrijnë ta mbajnë betimin”, ka shkruar Quni.
Pastaj ka bërë dallimin ndërmjet një luftëtari të vërtetë dhe një dezertori sikurse të një prokurori me një mashtruesi.
“Të dallosh luftëtarin nga dezertorët, profiterët dhe mashtruesit është mision i shenjtë. Këtë mund ta bëjë vetëm ai prokuror që është i gatshëm ta mbaj betimin, edhe atëherë kur e sheh vdekjen me sy!”, ka shkruar Quni.
Këto komente ish-FARK’isti, Anton Quni i ka bërë në kohën kur një Aktakuzë për mashtruime me veteranë ka shkuar në Gjykatë.
Aktakuza ndaj mashtruesve ka përshirë ish-Kryeministrin Agim Çeku, Ministrin aktual të FSK’së, Rrustem Berishën dhe të tjerë.
Prokurori Elez Blakaj kishte ikur në Amerikë pasi ishte kërcënuar familja e tij. Është përmendur se në SHBA është larguar me rekomandimin e atyre që e kanë shkolluar.
Pas kësaj, Ramush Haradinaj e kishte quajtur hajn të pulave.
Kadri Veseli e kishte quajtur dezertor por më vonë ishte tërhequr.
Aktakuza e tij ka shkuar në Gjykatë. Pritet që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehet nga fillimi kur të nxirret aktgjykimi se procesi ka qenë i manipuluar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...