Deputeti i LDK-së, Anton Quni të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, ka mbajtur një fjalim ku ndër të tjera ka deklaruar se nuk tërhiqet nga skena politike pa i parë prapa grilave Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.
Në seancë, më pas Qunit i janë përmendur edhe vëllezërit e tij, nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, njofton Klan Kosova.
“E di se çka bëjnë edhe vëllezërit e tij, me çka merren, a punojnë ndershëm a merren me fajde a me çka”, ka thënë Beqa.
I kontaktuar nga klankosova, Quni ka treguar se me se merren vëllezërit e tij.
“Vëllezërit e mi merren me punë normale”, ka thënë Quni.
“Ata merren me tregti”, ka shtuar ai.
Më tej Quni ka theksuar se për ato që ka thënë dje Hajdar Beqa duhet të tregoj vet se për çka e ka pasur fjalën.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje