Deputeti i LDK-së, Anton Quni i ka dalë kundër marrëveshjes për Demarkacionin.
Ai qëndrimin e tij publik për marrëveshjen për demarkacionin e ka bërë në një deklaratë të dhënë për Gazetën Blic.
”Nuk do ta votoj demarkacionin me Malin e Zi”, citon ky portal ti ketë thënë Quni.
Ndërkaq, ai ka theksuar se duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.
Pos Qunit, nga LDK-ja votë kundër demarkacionit kanë treguar edhe Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj e Vjosa Osmani. Nuk përjashtohet as Arben Gashi.
Po sot votën kundër e ka paralajmëruar edhe deputeti tjetër i koalicionit Raif Qela i PDK-së. Ndërkohë, më 1 shtator është caktuar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për demarkacionin.
Opozita ka paralajmëruar se do të pengoj në çdo formë demarkacionin me Malin e Zi, duke mos përjashtuar edhe radikalizim të situatës.
Opozita dhe ekspertët pretendojnë se Kosova nga ky proces humb hiq më pak se 8 mijë hektarë.
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...