Me 20 dhjetor të vitit të kaluar kryeministri Ramush Haradinaj mori vendim për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar përfshirë edhe vetën e tij.
Këtë vendim i pari i Qeverisë e mori krye në vetë pa u konsultuar me askënd, madje nuk i bëri fare përshtypje që paga e tij u dyfishua dhe ishte më e larta në krahasim me kryeministrat e rajonit.
Po ashtu shefi i kabinetit qeveritar nuk u konsultua madje me asnjë ligj për këtë vendim që mori.
E një kryeministër i cili shkel ligjet dhe rregullat e vendit, atëherë çfarë pret që qytetarët të respektojnë.
Mirëpo për këtë vendim të tij përveç shoqërisë civile që reagoi duk e kundërshtuar ka reaguar edhe Agjencia Antikorrupsion.
Kjo agjenci e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin për rritje të pagave nga ana e kabinetit qeveritar, të kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj.
Në opinionin e saj, Agjencia Antikorrupsion ka thënë se zyrtarët e lartë publikë (kryeministri, zv.kryeministrat, ministrat dhe zv.ministrat) që kanë votuar këtë Vendim “kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, konkretisht me konfliktin e interesit ‘rast për rast’, dispozitat e caktuara që rregullojnë ‘Veprimet e ndaluara për zyrtarin e lartë’, si dhe me shumicën e dispozitave që përcaktojnë ‘Parimet e veprimit dhe mos veprimit të zyrtarit të lartë publik”.
AKK ka konstatuar se “konflikti i interesit është shkaktuar vetëm për zyrtarët e lartë që kanë qenë pjesë e procesit të vendimmarrjes”.
“Vendimi i Qeverisë i datës 20.12.2017 nuk mund të cilësohet si konflikt interesi për të gjithë ata të cilët janë përfitues nga nxjerrja e këtij vendimi. Konflikti i interesit është paraqitur tek zyrtarët e lartë të cilët me votën e tyre kanë ndikuar që Vendimi të jetë në interes të tyre për përfitime personale”, ka thënë AAK në opinionin e sa.
Agjencia Kundër Korrupsionit thotë se këtë rast nuk e ka trajtuar në aspekt të kompetencës së Qeverisë së Kosovës, të drejtën apo jo për rritje të pagave për atë sektor, mirëpo “çështja është trajtuar vetëm në aspekt të procedurës dhe mënyrës së nxjerrjes së Vendimit, duke e vlerësuar kështu me konflikt të interesit vetëm pjesën që kanë votuar, aprovuar dhe nënshkruar”.
“Prandaj, përmes këtij Opinioni, AKK rekomandon që Vendimi të kthehet në rishqyrtim, duke shfrytëzuar mënyra tjera ligjore të cilat nuk bien ndesh me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe legjislacionin tjetër relevant në fuqi”, ka shkruar AKK në këtë dokument.
Analisti politik, Bajrush Morina në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se ky vendim i AKK-së përbën më shumë akt moral.
“Për mua vendimi i Agjencisë Kundër Korrupsion për rritje të pagave për kryeministrin dhe zyrtarët e tjerë qeveritar, përbën një akt moral më shumë se juridik. Pra kryeministri është penalizuar moralisht, publikisht nga Agjencia Kundërkorrupsion. Pra tashmë publikisht është thënë se ky vendim i kryeministrit për rritje të pagave është vendim i korruptuar. Ja ky është penalizimi moral e publik i këtij kryeministri dhe i kësaj Qeverie nga Agjencioni që merret me parandalimin e rasteve korruptive në institucione siç është Agjencia Kundër Korrupsionit të Kosovës”, ka thënë ai.
Njohësi i çështjeve politike Leon Duhanaj ka thënë për Arbresh.info se këtë çështje nuk do të duhej ta trajtonte Agjencia Antikorrupsion.
“Pa marrë parasysh që vendimi për rritjen e pagave, mund të jetë i pamoralshëm dhe jo etik, nuk besoj që është çështje, e cila duhet trajtohet nga agjencia antikorrupsion. Vendimi për rritjen e pagave, nuk është bërë në mënyrë korruptive, të fshehtë, është vendim qeveritarë dhe publik. Tjetër, është pyetja, nëse ky vendim i përshtatet së paku etikës apo frymës kushtetuese, duke pasur parasysh standardin e ulët jetësorë në vend”, ka thënë ai.
Sipas Duhanajt nëse Qeveria bënë punën e duhur nuk ka rëndësi rritja e pagës.
“ Megjithatë, mendoj që, nëse një qeveri, bën punë të mirë për vendin dhe qytetarët, nuk do të ishte ndonjë krim rritja e pagave. Por, nëse qeverisja është e keqe dhe bën dëme me punën e saj, atëherë dëmi është më i madh se sa ai që shkaktohet nga pagat e larta. Me këtë rast qeveria duhet të largohet”, ka theksuar ai.
Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka dërugar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për rritjen pagave.
Haxhiu për media ka thënë se kjo kërkesë është bërë në emër të 31 deputetëve./Valdete Berisha/Arbresh.info
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u a...
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...