Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradianj-Stublla, ka propozuar emrat të rijnë për të drejtuar diplomacinë kosovare.
Në mesin e tyre është edhe Laura Kryeziu-Selimi anëtare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Arbresh.info ka raportuar për këtë propozim nga ministrja Haradinaj-Stublla, por këtë nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e kanë mohuar e as pohuar.
Në një përgjigje për Abresh.info kanë thënë se janë në fazën finale të të konsultimeve për përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj.
Burimet e Arbresh.info, brenda Ministrisë thonë se Laura Kryeziu-Stublla është propozim nga AAK-ja, me miratim e Meliza Haradinaj-Stublla.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në fazën finale të konsultimeve për përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj. I gjithë procesi po zhvillohet konform procedurave të parapara ligjore. Deri tash, siç e ka konfirmuar edhe zyrtarisht Presidenca sot, nuk ka asnjë emër të dërguar për ambasadorë nga MPJD”, kanë thënë për Arbresh.info nga zyra e ministres.
Se kur do të marrin pozitën e re ambasadorët e rijnë në Ambasadat në SHBA, Angli, Tokyo e Bruksel, nuk ka dhen detaje
“Ministrja znj.Meliza Haradinaj-Stublla garanton proces të drejtë, transparent dhe në respekt të plotë të procedurave ligjore dhe kushtetuese dhe secilin vendim të saj do ta marrë në konsultim të plotë me Kryeministrin e vendit, ashtu siç e parasheh ligji dhe Kushtetuta”, ishte përgjigja nga MPJD.
Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se për emërimin e djalit të deputetit Haxhi Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë, nuk ka qenë në dijeni dhe se për këtë është njoftuar nga mediat.
Reagojnë nga presidenca pasi djali i Haxhi Shalës emërohet konsull në Pragë
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...