Anëtar i grupit të ekspertëve në dialogun e Kosovës me Serbinë, Robert Muharremi, është distancuar nga vendimi i fundit i delegacionit kosovar për hapjen e arkivave të UÇK-së.
“Deklaratat e fundit kane dëmtuar përpjekjet e delegacionit të mëparshëm që UÇK të mos përfshihet ne asnjë mënyrë në diskursin rreth personave të zhdukur”.
Muharremi thotë se efekti i deklaratës tashmë është pjesë e problemit.
“Hapja e arkivave te UÇK ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Serbisë për të ndryshuar narrativen e “fajtorëve” për personat e zhdukur dhe për ta barazuar UÇK me Serbinë. Nuk është me rëndësi se si dhe ne çfarë konteksti është bërë deklarata, por efekti i saj, i cili tani ka përfshirë edhe UÇK si pjese te problemit”, është shprehur Muharremi./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje