Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, në mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, kanë filluar një vizitë pune në Washington DC dhe New York, shkruan arbresh.info
Delegacioni i anëtarëve të Këshillit prokurorial i udhëhequr nga Kryesuesi Blerim Isufaj, kanë zhvilluar takime në Zyrën e Përgjegjësisë Profesionale, Sektorin e Integritetit Publik, Byron e Statistikave të Drejtësisë, Zyrën e Politikave dhe Legjislacionit si dhe Gjykatën e Lartë në Washington DC.
Gjatë këtyre takimeve janë shkëmbyer përvoja të rëndësishme të cilat pritet të kenë ndikim pozitiv në efektivitetin dhe efikasitetin e punës së Këshillit dhe sistemit prokurorial në përgjithësi. Gjithashtu, është premtuar bashkëpunim dhe mbështetje e vazhdueshme për punën e sistemit prokurorial të Kosovës, edhe në të ardhmen.
Ditëve në vijim, programi i vizitës do të vazhdoj në New York, ku edhe do të ketë takime në FBI, për çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin publik, konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë si dhe çështjet e terrorizmit./arbresh.info/
Filloi dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë
27 vjet nga nisja e ushtarëve të UÇK-së, Bekim Jashari kujto...
Superliga vazhdon me tre super derbi, vëmendja në Gjilan e S...
OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë në muajin dhjetor: Sakrif...
Pamje tronditëse, “gjak kudo”, të shtëna me armë...
Haradinaj në 7-vjetorin e Ushtrisë së Kosovës: Vendim histor...