Të përjashtuarit, të larguarit dhe të pakënaqurit nga Lëvizja Vetëvendosje, sot është raportuar se do të grupohen në subjektin politik që mban emrin “Fraksion Plus”.
Ajnishahe Halimi, nga ky grup, ia ka bërë të ditur se pas dy ditësh në një konferencë për shtyp do ta shpallin të themeluar subjektin.
Ajo ka bërë të ditur se pjesë e tij do të jenë aktivistë nga të gjitha komunat e Kosovës dhe të cilët janë të pakënaqur me kursin që ndjekë Lëvizja Vetëvendosje.
Por, ndaj këtij raportimi, ka reaguar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, i cili thotë se ata persona për të cilët po thuhet se do të formojnë këtë fraksion, nuk janë anëtarë të Lëvizjes.
“Ata pak persona të cilët po i quajnë fraksion brenda Vetëvendosjes, nuk janë anëtarë të Lëvizjes, rrjedhimisht nuk mund të jenë fraksion brenda saj. Sa herë mund ta “ndajnë më dysh” Lëvizjen Vetëvendosje të njëjtit njerëz? Apo, sa herë mund të dalin në mënyrë spektakolare nga Lëvizja po të njëjtit persona?!”, ka thënë Çaushi.
Kujtojmë se në këtë subjekt politik në periudhën e fundit janë shënuar disa raste të tërheqjes nga aktiviteti politik shkaku i mospajtimit me politikën që ndjek Vetëvendosje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...