Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci së bashku me gjyqtarin Shukri Sylejmani, kanë pritur sot në takim deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, në cilësinë zëvendëskryetarit të parë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, me qëllim të diskutimit rreth zbatimit të ligjeve të caktuara që ndërlidhen me sistemin gjyqësor.
Deputeti Selmanaj e ka njoftuar kryetarin Peci, se Komisioni në fjalë, ka formuar grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit 06/L – 057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve si dhe Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore.
Kryetari Peci dhe gjyqtari Sylejmani sqaruan para përfaqësuesve të Kuvendit, mangësitë e hasura në ligjet përkatëse dhe sqarimet që Gjykata Supreme ka bërë duke nxjerr mendime juridike apo udhëzues, për paqartësitë dhe dilemat, posaçërisht të gjyqtarëve, si zbatues të këtyre ligjeve.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin në përpjekje për të forcuar sundimin e ligjit. /arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...