Anesteziologu Shaqir Uka thotë se për shkak të fluksit të madh të pacientëve kujdestaritë në klinikat e QKUK-së kanë filluar të bëhen të vështira.
Uka në RTV Dukagjini ka thënë se në QKUK janë rreth 60 anesteziolog në total.
“Por nga gjashtëdhjetë sa janë në total dhjetë prej tyre nuk kryejnë kujdestari për shkak të moshës apo pushimeve të lehonisë”, tha ai
Anesteziologu thotë se edhe nëntë anesteziologë të tjerë janë të infektuar me coronavirus ndërsa së fundmi tre anesteziologë tjerë janë larguar nga QKUK.
“Ata kanë qenë koleg shumë profesionistë. Ata i dinë më së miri arsyet pse janë larguar por unë mendoj se janë dy arsye kryesore për këtë vendim. E para është oferta nga institucionet private spitalore me paga shumë më të mirë dhe kushte tjera më të përshtatshme. Arsye e dytë është dëshpërimi i të gjithë neve nga mos miratimi i Ligjit për paga”, tha ndër të tjera Shaqir Uka.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...