Deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka kërkuar në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2018 se Qeveria duhet të ndajë mjete për financimin e ujit për ujitjen e tokave bujqësore për bujqit dhe po ashtu të bëjë lirimin e naftës për këta prodhues.
Hoti ka thënë se Qeveria ka kapacitete dhe mund ta bëjë këtë, shkruan arbresh.info.
“Qeveria ka kapacitet dhe mund të gjejë mundësi të financimit të ujit të vades për ujitjen e tokave bujqësore. Një subvencionim i tillë do t’i ndihmonte shumë ata dhe do t’ua lehtësonte edhe suksesin e tyre. Po ashtu kërkoj lirimin e naftës për bujqit e Kosovës prandaj kërkoj që këto dy pika të futen në buxhet”, ka thënë Hoti.
Ai po ashtu ka kërkuar që në Prizren të ketë çerdhe publike pasi siç ka thënë, në këtë qytet historik nuk ka asnjë të tillë./arbresh.info/
Roma me fitore solide ndaj Genoas, vazhdon luftën për titull
Labubu, “6-7” dhe “brain rot”, trendet e 2025 që mbizotëruan...
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë
Mbi 20% e votave të numëruara, Kurti kalon 70 mijëshin ̵...
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...