Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të premten është mbajtur një takim në Komunën e Ranillugut me kryetarët e komunave të Anamoravës, të cilët kanë diskutuar për situatën e fundit, kur vendi po përballet me masa për parandalimin e përhapjes së Covid 19.
Në këtë takim u bisedua për furnizimin me pajisje mjekësore dhe për furnizimin me miell e produkte të tjera, derisa u tha se të gjitha komunat e Anamoravës janë bërë bashkë për ta luftuar virusin Covid 19, me të gjitha kapacitetet komunale.
Në takim, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është autorizuar që ta vlerësoj situatën dhe të marr vendim për ta futur në karantinë Anamoravën, në rast se kjo është e nevojshme.
Ndryshe, Anamorava ka katër komuna me shumicë shqiptare dhe tri komuna me shumicë serbe.
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri