Analistët kanë qenë të mendimit se sonte [martë] Lutfi Haziri dhe Glauk Konjufca kanë lënë të nënkuptohet se nuk do të ketë koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama në “Debat Plus” me Ermal Pandurin ka thënë se Glauk Konjufca ishte shumë i drejtpërdrejt kur tha se “Vjosa Osmani nuk ishte e denjë për kryeministre” dhe sipas tij kjo ishte pikë kthese që tregon se nuk do të ketë koalicion LDK-VV.
“Këto dy subjekte politike pavarësisht se kanë tejkaluar shumë probleme, nuk po mundin ta kalojnë atë që është më e rëndësishmja-postin e kryeministrit. Sipas mendimit tim, sonte u kuptua se nuk do të ketë koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ndërsa analisti Imer Mushkolaj ka thënë se askush nga ata që kanë analizuar mirë ngjarjet nuk kanë pritur një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.
“Ka qenë e ditur se nuk do të ketë koalicion parazgjedhor, por kjo nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve. Ka qenë e pritshme një gjë e tillë duke pasur parasysh se cilat parti janë në pyetje. Në njërën anë LDK-ja që sipas sondazheve del partia më e madhe dhe është normale që të kërkojë postin e kryeministrit dhe nga ana tjetër Vetëvendosje, që do të ishte vetëvrasje politike për të që zoti Kurti të mos jetë kandidat për kryeministër”.
Nga ana tjetër, drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti ka thënë se është shumë pozitive për klimën politike që dy persona që kanë peshë të madhe ulen në një tavolinë dhe diskutojnë qetësisht.
“Ata erdhën në studio në një moment kur ata pas gjithë këtyre negociatave kanë një mospajtim të madh. Kjo tregon një normalitet që unë e adhurova sot”, tha Arben Ahmeti.
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj