Analistët: LDK dhe VV mund ta shpëtojnë vendin nga kriza e mundshme politike

16:59 | 22 Korrik 2019
A Z

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje  (VV) po shihen si opsioni më i mirë  që  vendi të mos futet në krizë të mundshme politike.

Ky është koalicionin, madje po shihet si shpëtim për Kosovën.

Kështu vlerësojnë analistët e çështjeve politike.

Ani pse nuk mendon se do të ketë koalicion para zgjedhor, një koalicion pas zgjedhjeve mes LDK-së dhe VV-së , do të ishte shpëtimtarë për vendin.

Kështu shprehet  profesori i Universitetit të Prishtinës (UP), Mazllum Baraliu.

Ani pse nuk e përjashton mundësin që kalkulimet para zgjedhore mos të dalin të vërteta, Baraliu  për arbresh.info thotë se  LDK dhe VV janë të interesuara që  Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) ta nxjerrin  në opozitë.

“ Është vështir të mendohet se do të ketë koalicion para zgjedhor, pasi të gjithë kanë druan se s’do të dalin mirë dhe kryesisht dëshirojnë të shkojnë vetë. Rreth koalicioneve para zgjedhor  siç duket nëse shkohet në zgjedhje e nuk shkohet në qeveri teknike siç po paralajmërojmë disa analist. Gjendja është e tillë që mos të thellohet kriza por duhet të shkohet në zgjedhje. Pas zgjedhjeve është koalicioni i domosdoshëm LDK-VV, varet se si do dalin pas zgjedhjeve por partitë  janë të interesuara që ta nxjerrin në opozitë PDK-në pasi kanë përvoja jo të mira në koalicione. Një koalicion LDK-VV do të ishte shpëtimtarë për këtë gjendje të Kosovës pastaj mund ti bashkëngjiten edhe partitë e vogla të tjera”, ka përfunduar Baraliu.

Se një koalicion mes  LDK-së dhe VV-së është më i hapur për momentin në tavolinat e diskutimit,  e thotë edhe profesori Riza Smaka.

Por,  Smaka, nuk përjashton mundësin që pas zgjedhjeve ky plan i koalicioneve partiake  të dështoj.

Ai, ka rikujtuar se LDK edhe më parë kishte deklaruara se s’do të bënte asnjëherë koalicion më PDK-në, por,  llogarit kishin ndryshuar pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Smaka madje ka thënë se dëshira për pushtet dhe privilegje bën që partitë politike opozitare  të mos vendosin vija të kuqe me asnjë subjekt  politik.

Ai, nuk përjashton mundësinë edhe të një koalicioni pas zgjedhor mes PDK-së së Kadri Veselit  dhe Aleancës Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit .

“ Sipas nenit  95 kur bije kryeministri bie edhe Qeveria,  ky opsioni i parë. Lidhur më koalicione , tek ne nuk mund të thuhet kurrë më atë apo atë. Opozita është e llojllojshme dhe për hir të privilegjeve dhe pushtetit, ata s’mund të thonj jo më këtë apo atë.
Eventualisht mund të ndodh që LDK dhe VV të bëjnë një koalicion pas zgjedhjeve dhe pastaj do të mund të merrnin edhe partitë e tjera të vogla. Varianti tjetër është PDK-AKR, s’mund ta përjashtojmë edhe  LDK-në,  e cila  sa herë ka deklaruara se s’do të bëjë koalicion më ta përsëri ka bërë”, është shprehur Smaka.

Sipas tij,  i vetmi subjekt politik që nuk do të bëj koalicion me PDK-në është VV-ja.

Por prapë se prapë,  mundësia më e madhe sipas Smakës është një koalicion mes  LDK-së së Isa Mustafës dhe VV-së së Albin Kurtit.

Ndryshe, të premten  kryeministri  tashmë në largim, Ramush Haradinaj  ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pas marrjes së ftesës nga Prokurori i Specializuar pranë Tribunalit të Hagës në cilësinë e të dyshuarit.

Këto ditë pritet që  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi të mbledh  krerët e partive politike në një tryezë, për të vendosur datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndonëse data ende nuk është caktuar, kalkulimet se kush më këndë do të bëjë koalicion tashmë veç kanë filluar./Vlora  Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale