Organizata Amnesty International, ka prezantuar sot raportin ”Plagë që të djegin shpirtin” në të cilin u shpalos ndikimi shkatërrues fizik dhe psikologjik që iu është shkaktuar të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Amnesty International e ka falënderuar Qeverinë e Kosovës që ka ndarë buxhet të caktuar për gratë e dhunuara, ndërsa u tha se duke ditur që këto gra kanë përjetuar një tmerr të tillë, do të vazhdojë përkrahje e mëtutjeshme, njofton Klan Kosova.
Në këtë raport u bë e ditur se po kërkohet një bashkëpunim sa më i madh i institucioneve, ndërsa po ashtu është kërkuar një takim me Ministrin e Shëndetësisë, ndaj të cilit do të kërkohet që të ketë lehtësime të shërbimeve ndaj të mbijetuarave të kësaj kategorie në trajtimet shëndetësore.
Tutje nga të intervistuarat e Amnisty International, është thënë se deri më tash asgjë nuk është vepruar në drejtim të dënimit të kryesve të këtyre veprave.
Sipas raportit ndonëse është dhënë një dëmshpërblim nga qeveria për këtë kategori, fajtorët i kanë shpëtuar drejtësisë, ndërsa të mbijetuarat janë margjinalizuar, harruar dhe ju është mohuar drejtësia./Klan Kosova/
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë
Osmani i ankohet një qytetari: “Nuk po dojnë me m’bë preside...
Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët s...
Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojn...