Një amerikan me origjinë serbe në blogun e “My Serbian misadventure”, tash e disa vjet disa vjet boton tekste jo të mira për Serbinë, ankohet portali i Beogradi 24 sata.
Ai, për shkak të punës, ka qenë “i detyruar” të shkojë në vendin nga i ka rrënjët, por megjithatë, thotë ai, e urren këtë vend.
Në 15 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, blogisti ka treguar se si e sheh Serbinë me lot.
“Serbia është sikur djaloshi që nuk mund ta anashkalojë faktin se e dashura e ka braktisur, se është zhvendosur dhe se e ka ftuar policinë. Tani, 15 vjet pas, ai qëndron, i papunë në banesë, qan pse e dashura e tij ka qenë aq bushtër”, ka shkruar ai, transmeton Koha.net.
Duke shkruar më tej, ai mohon që “Beogradi të jetë vënë në listën e qyteteve me jetën më të mirë të natës”.
Ai thotë se “serbët janë në ekstazë kur dikush shkruan për Serbinë e në shkrim të mos jenë përmendur fjalët ‘gjenocid’, ‘pastrim etnik'”.
Blogeri, emri i të cilit nuk jepet, përmend probleme t e serbëve:
“Serbët janë asocialë. Askush nuk flet me askënd, pos me njerëzit e grupit të vet”.
Ky amerikan, me origjinë serbe, thotë se “serbët nuk kanë kufi kur shprehin keqardhje ndaj vetes”, ndërsa e ka sulmuar edhe tenistin Novak Gjokoviq të cilin ka thënë “Fatkeqësia ime serb – My Serbian misadventure”.
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...