Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është larguar nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës për shkak se në krye të saj është zgjedhur para disa muajve Naser Shala, ish-komandant i UÇK’së të cilin ambasadat e huaja e konsiderojnë si të pakualifikuar.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë të ditur se sot është larguar nga Bordi i AKKVP, duke kujtuar një postim që ambasada e tij e kishte bërë ditën kur Shala u zgjodh në krye të këtij bordi.
“SHBA ka dhënë dorëheqje nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, sikurse Britania e Madhe ka bërë më parë. Nuk do të vazhdojmë të jemi pjesëmarrës kur udhëheqja e saj u shërben interesave personale dhe politike më shumë se sa njerëzve. Përzgjedhja e miqëve të pakualifikuar në pozita qeverisës e lëndon imazhin e Kosovës dhe e tradhton besimin e publikut”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
Më herët ambasadori ka kërkuar që të pakualifikuarit dhe ata që marrin pozita përmes nepotizmit dhe klientelizmit të largohen nga institucionet.
Një javë më parë Kosnett i kërkoi Shalës publikisht që të japë dorëheqje nga pozita që ka marrë muaj më parë.
Në Kuvendin e Kosovës në mars Naser Shala u zgjodh drejtor i Agjencisë për Verifikim të Pronës.
E për këtë emërim, në shenjë pakënaqësie, Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të bordit të kësaj agjencie
Sipas O’Connell, Shala nuk i ka plotësuar kriteret e nevojshme për këtë pozitë udhëheqëse.
E këtë emërim, ambasadori britanik e ka quajtur si shkelje e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Ambasadës së Britanisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”