Amerika mbështet studentët kosovarë në MediaLab

20:55 | 5 Korrik 2019
Arbresh.info

Xhirimi i emisioneve radio- televizive, regjistrimi i zërit e montazhi, më nuk do të mësohet vetëm në mënyrë teorike nga studentët e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Tani e tutje, ata do të bëjnë edhe realizimin e tyre në praktikë, në MediaLab, njofton Klan Kosova.

Këtë projekt e mbështeti Ambasada e SHBA-së, përfaqësuesi i së cilës, uroi pjesëmarrësit në gjuhën shqipe.

E ky investim, i gëzoi studentët.

Shpërndaje në rrjete sociale