Negociatat për Kosovën duhet të nisin që nga fillimi dhe duhet të përfshijnë ato forca që mund të çojnë vetëm në një zgjidhje të pranueshme për serbët dhe shqiptarët, si Amerika, BE-ja, Rusia dhe Kina.
Kështu ka deklaruar ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë dhe udhëheqës i Partisë Kombëtare Serbe, Nenad Popoviq, në një intervistë për “Veçernje Novosti”.
Popoviq, i cili është i bindur se Rusia do të jetë e gatshme të angazhohet në negociata për Kosovën, nëse Serbia e kërkon zyrtarisht, beson se negociatat e Brukselit kanë dështuar siç tha ai “në momentin kur BE-ja ka treguar se nuk ka kapacitet për të nxitur Prishtinën në vendimet për formimin e të ashtuquajturës ushtria e Kosovës dhe futja e taksës për importimin e mallrave nga Serbia.
Jurgen Klopp në Real Madrid?
Rekord të ardhurash nga turizmi/ BSH: Ekonomia përfitoi 4.4 ...
Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët
Tahiri bisedon me Thaçin me telefon: E njoftova se nesër zër...
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...