Zyrtarë të ambasadave amerikane dhe gjermane janë kundër organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Ata kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se nëpërmjet zgjedhjeve të reja Kosova do të humbte kohë dhe para ndonëse, siç thonë ata, nuk dihet nëse zgjedhjet do të ndryshonin diçka thelbësore në vend. Në anën tjetër, të mërkurën e ardhshme është caktuar seanca e Kuvendit për votëbesimin e Qeverisë
Amerika dhe Gjermania nuk e përkrahin iniciativën e disa subjekteve politike parlamentare që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Partia opozitare “Nisma për Kosovën” ka arritur t’i sigurojë mbi 40 nënshkrime të deputetëve, të cilat i ka dorëzuar dje në Kuvend, për mocionin e votëbesimit të Qeverisë.
Menjëherë pas kësaj kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën, më 10 maj 2017, të mbahet seanca për votëbesimin e Qeverisë.
Përpos deputetëve nga tri partitë opozitare, mocionin e opozitës e kanë mbështetur edhe disa deputetë të partnerit të madh të koalicionit (PDK), si dhe disa ligjvënës nga radhët e minoriteve, por edhe të pavarur./Arbresh.info/
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...