Forca e Sigurisë së Kosovës është duke vazhduar kërkimin për gjetjen e 33-vjeçarit që dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit këtë të diel.
Shefi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj ka deklaruar se kërkesën për angazhimin e FSK-së e kanë bërë për shkak se me kapacitetet aktuale nuk kanë arritur ta gjejnë trupin deri më tash.
LEXO EDHE:
Në një prononcim për media nga vendi i ngjarjes, Metaj tha se kërkesa është bërë të hënën.
“Agjencia e Emergjencave si koordinuese me kohë ka marrë të gjitha masat, por me kapacitetet aktuale që kemi pasur nuk kemi arrit me sukses me gjet trupin e personit të humbur dhe për këtë arsye me të gjitha veprimet ndërinstitucionale kemi kërkuar edhe angazhimin e FSK-së të cilët sot kanë ardh dhe janë duke e kryer punën”, ka thënë ai në një deklarim për media./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën