Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott përmes një postimi ka uruar formimin e qeverisë së re dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka thënë se administrata e re ka një rrugë të rëndë përpara.
” Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Urime qeverisë së re dhe Kryeministrit Albin Kurti. Është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit. Me 6 tetor, Kosovarët votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë Kosovarëve.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...