Negociatorët e vitit 2006/2007 të bisedimeve të Vjenës kanë darkuar sonte me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ambasadori Hovenier e ka cilësuar këtë takim “darkë ribashkimi e ‘Ekipit të Unitetit’ të Kosovës”, ndërsa shprehet se e kanë kujtuar të kaluarën nën udhëheqjen e, siç shkruan, të shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë.
“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të ‘Ekipit të Unitetit’ të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007. Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike’ ”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Facebook.

Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki