
WASHINGTON, DC - JULY 17: Samantha Power, the nominee to be the U.S. representative to the United Nations, testifies before the Senate Foreign Relations Committee July 17, 2013 in Washington, DC. Power has received broad bipartisan support for her nomination. (Photo by Win McNamee/Getty Images)
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Samantha Power u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale.
Në llogarinë e saj në Twitter, Power ka thënë se adresimi i së kaluarës është çelësi për të ecur përpara në integrimet euroatlantike.
Ndryshe, Kuvendi e ka shtyrë votimin për themelimin e Gjykatës Speciale pasi pozita s’i kishte votat e mjaftueshme.
“Kosova duhet të votojë sa më parë që është e mundur Gjykatën Speciale. Kjo është e rëndësishme për kredibilitetin e liderëve. Adresimi i së kaluarës është thelbësor për ecjen përpara drejt integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Ambasadorja në Twitter.
Disa deputetë të PDK-së ende nuk janë bindur se duhet të votojnë pro themelimit të këtij institucioni i cili do të merret me ndjekjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së me pretendimet se kanë kryer krime në periudhën 1999-2000.
Kundër kësaj Gjykate janë Vetëvendosje, NISMA e së fundmi edhe AAK, e cila fillimisht kishte qenë pro themelimit të Gjykatës.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën