Gjatë ditës së sotme është debatuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë. Kjo gjë është bërë me iniciativë të Ukrainës, shtete anëtarë të Këshillit të Sigurimit.
Kurse ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Hikki Haley ka thënë se Kosova e meriton të zë vend në Bashkësinë Ndërkombëtare.
“Kosova meriton të zë vendin që i takon në Bashkësinë Ndërkombëtare përfshirë dhe anëtarësimin e plotë në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Haley.
Haley e cila ka pak kohë që është emëruar në postin e ambasadores, ka shtuar se ndonëse Kosova ka ende punë për të bërë lidhur me sundimin e ligjit, duhet të merren parasysh hapat e mëdhenj që ka bërë që nga shpallja e pavarësisë së saj.
“Në Kosova duhet bërë më shumë për të forcuar qeverisjen dhe zbatimin e ligjit. SHBA-të besojnë se komuniteti ndërkombëtar, duhet të njohin hapat e mëdhenj të Kosovës që nga pavarësia e saj”, ka shtuar Haley.
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare