Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka falenderuar nënkryetarin e Kuvendit Enver Hoxhaj i cili dënoi ashpër sulmin e Iranit kundër Izraelit.
Përmes rrjetit social X, ajo shkruan se e falenderon ngrohtësisht nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili dënoi sulmin e Iranit kundër Izraelit, shkruan Arbresh.info.
“Veprimet e sotme nga Irani kundër Izraelit përbëjnë një sulm ndaj rendit demokratik dhe të bazuar në rregulla nga regjimi i Ayatollah. Kosova qëndron me vendosmëri pranë popullit izraelit, duke ofruar mbështetje për mbrojtjen e tyre kundër kërcënimeve të tilla iraniane.”, ka shkruar Hoxhaj.
Këtij shkrimi ambasadorja izraelite ia ka bashkangjitur falenderimin.
Ju faleminderit ngrohtësisht, Prof. Dr. @Enver_Hoxhaj, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës!
Falemnderit, toda raba, thank you Kosovë!#Israel #Kosova ????? https://t.co/UmL97QL4qb— Tammy Ziv ?? (@AmbTammyZiv) April 14, 2024
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...