Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur që në dy javët e fundit në Kosovë janë miratuar disa ligje që sipas tij, janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian.
Ai, në një postim në Twitter, ka përmendur Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e ri për Procedurën Penale.
Szunyog ka thënë se miratimi i këtyre ligjeve është hap kyç legjislativ në garantimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Më vjen mirë që gjatë 2 javëve të fundit Kuvendi i Kosovës ka miratuar disa ligje që janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian, përfshirë këtu Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e ri për Procedurën Penale. Miratimi i këtyre ligjeve paraqet një hap kyç legjislativ në garantimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ato janë gjithashtu pjesë e Agjendës së Reformës Evropiane II”, ka shkruar ai.
Sipas tij BE-ja do të vazhdojë të mbështesë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...