Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariq, nga veriu i Shqipërisë ku ndodhej në një vizitë ka deklaruar se Beogradi kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Kosova është Serbi, për ju e pavarur por për ne jo. Për ne Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi të pranohet alternativë tjetër, ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë”, tha ai.
Ambasadori ka vlerësuar marrëdhëniet me Shqipërinë, ndërsa ka shtuar se nuk ndikon çështja e Kosovës.
“Nuk ndikon kjo çështje në marrëdhëniet me Shqipërinë”, përfundoi ai.
Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista për ...
Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen
Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publ...
Irani lëshoi dronë, zjarr në rafinerinë e naftës në Arabinë ...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kurti pret në takim kryeparlamentarin Peleshi