Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksander Chepurin, ka dërguar një paralajmërim në drejtim të Prishtinës pas vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia e Bosnja.
Përmes një postimi në Twitter, Chepurin ka thënë se një veprim i tillë i Prishtinës, tregon faktin se askush nuk duhet t’i mbivlerësojë forcat e veta, transmeton lajmi.net.
“Historia e sanksioneve të Prishtinës konfirmon fjalët e Napoleonit, të cilat i ka përsëritur gjatë tërheqjes së Rusisë më 1812. Nga diçka e madhe në një rrëmujë është vetëm një hap. Kuptimi i kësaj është, nuk duhet t’i mbivlerësojmë forcat tona”, ka shkruar ai.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, i njëjti është takuar edhe me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës