Aleksandar Çepurin ka kundërshtuar fuqishëm qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të shprehur në editorialin e publikuar nga “Washington Post”.
Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin ka kundërshtuar fuqishëm qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të shprehur në editorialin e publikuar nga “Washington Post”.
Çepurin ka mohuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbështetje të Moskës, ka shfaqur gatishmëri për njohje të Kosovës në shkëmbim të territoreve. “Fjalët e Ramush Haradinajt në Washington Post janë si një karikaturë, dhe qëndrime absurd”, tha ai për “Novosti”, përcjell lajmi.net.
“Serbinë e mbështet jo vetëm Rusia por numër gjithnjë e më i madh i shteteve. Dëshmi për këtë është fakti se shumë shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Pastaj, kjo u dëshmua edhe në votimet në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe INTERPOL-in”, theksoi Çepurin./lajmi.net/
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...