Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka shprehur mendimet e tij lidhur me vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, procesin e formimit të qeverisë së re të Kosovës dhe perspektivën evropiane të vendit.
Orav shprehu shpresën që qeveria e re e Kosovës të formohet sa më shpejt dhe të jetë një qeveri e qëndrueshme, e gatshme për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
“Formimi i qeverisë do të marrë më shumë kohë këtu. Ne e kuptojmë plotësisht. Shpresojmë shumë që qeveria e re do të jetë një qeveri stabile që do të jetë në gjendje të bashkëpunojë dhe të zbatojë. Kështu që ka shumë që qeveria mund të bëjë për të bindur partnere dhe të na besojnë se duhet të lëvizim përpara. Qeveri stabile do të thotë që nëse premtojnë diçka, atëherë e realizojnë dhe gjithashtu se mund të premtojnë”, ka deklaruar ai në RTV 21.
Ambasadori Orav komentoi gjithashtu vizitën e Sorensen në Kosovë, duke theksuar se ky i fundit, i cili u emërua Përfaqësues i Posaçëm i BE-së vetëm një muaj më parë, e nisi vizitën e tij të parë në rajon nga Kosova.
“Qëllimi i vizitës së tij ishte më shumë dëgjimi dhe takimi me të gjithë akterët politikë, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit për të kuptuar situatën dhe hapat e ardhshëm”, deklaroi Orav.
Ai theksoi se Sorensen nuk erdhi me propozime konkrete, por synon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Beograd për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm të dialogut.
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...