Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar amerikanët me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Në një aktivitet virtual të organizuar, Philip Kosnett, u shpreh se sikurse Amerika, edhe Kosova është shtet multientik, por që të dyja mund të përfitojnë nga kjo.
Mes tjerash në këtë adresim të tij, ai tha se duhet të jetë ”Një Kosovë për të gjithë kosovarët, një SHBA për të gjithë amerikanët, pa dallime”.
Kosnett tutje tha se angazhimi i përbashkët në shumë fusha mes Kosovës dhe SHBA-së, nuk duhet të ndalojë.
Në kuadër të kësaj paraqitje, janë prezantuar edhe rrëfime të studentëve kosovarë, që kanë përfituar në fusha të ndryshme profesionale edukimi nga asistenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar me ministrat e rinj
ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte
Konjufca takon ambasadoren finlandeze, flasin për njohjen e ...
ZPS: Thaçi kishte shënjestër dëshmitarët që i shihte si kërc...
Ragmi Mustafi vazhdon si Këshilltar Politik i Kurtit për Lug...
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore