Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka folur për vizitën që sot në Kosovë do ta realizojnë përfaqësuesi special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell dhe përfaqësuesin e Ballkanit, Mattheë Palmer.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se mbështetja e SHBA-ve për Kosovën e Serbinë në dialog, kërkon bashkëpunim dhe punë në ekip.
Ka konfirmuar vizitën që dy përfaqësuesit do të bëjnë sot në Kosovë.
“Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon bashkëpunim dhe punë në ekip. Përfaqësuesi Special, Richard Grenell, dhe Matt Palmer bashkë në Berlin. Të dy do ta vizitojnë Kosovën”, ka thënë ai.
Grenell e Palmer pritet të takohen sot me presidentin Thaçi.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...