Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin Italian në Kosovë, Nicola Orlando dhe zëvendësin e tij, Matteo Corradini.
Ambasadori Orlando uroi që gatishmëria e Kryeministrit Kurti të mund të realizojë një hap të rëndësishëm për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, bëhet e ditur në njoftimin e zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës.
Kryeministri Kurti, nga ana e tij, nënvizoi shqetësimin e çdo vendimi të gatshëm e që nuk përfshinë pjesëmarrjen dhe që e mënjanon përfaqësimin. Ne kërkojmë një dialog që të mbështetet mbi baza të pjekura dhe jo të ngutura.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Kurti falënderoi Italinë për rolin e luajtur në KFOR dhe ritheksoi vendosmërinë e tij për të vepruar në dakordësi në kontakt me Misionin e KFOR-it dhe Komandantin e saj./arbresh.info

Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...