Kryetari Konjufca dhe ambasadori Orlande flasin për avancimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Italisë.
Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të misioneve të huaja diplomatike në vendin tonë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Diplomati italian e uroi Kryeparlamentarin Konjufca me rastin e zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Kryeparlamentari Konjufca falënderoi ambasadorin e Italisë për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës në kohë dhe rrethana të ndryshme, duke shtruar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Konjufca tha se për Kosovën është me interes jetik mbështetja e Romës zyrtare, si në rrafshin ndërkombëtar, ashtu edhe në aspektin e brendshëm, siç janë zhvillimi ekonomik, ngritja e mirëqenies së qytetarëve, forcimi i sundimit të rendit e të ligjit, si dhe konsolidimi i mëtejmë i demokracisë.
Ambasadori Orlando, nga ana e tij konfirmoi gjithashtu angazhimin e Italisë për integrimin progresiv evropian të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.
Konjufca dhe Orlande ndanë mendim të përbashkët se marrëdhëniet e mira dhe të gjithanshme midis Kosovës dhe Italisë, mund të zgjerohen dhe forcohen më tej në fushat me interes reciprok. /arbresh.info/
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...