Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksander Boçan Kharçenko, tha se Moska nuk do ta njohë Kosovën, siç e quajti ai, “të vetëshpallur”, dhe se do të qëndrojë në përputhje me politikën e saj.
“Kërkojmë zbatimin e Rezolutës 1244, e cila duhet të zbatohet, si sipas mendimit tonë ashtu edhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Bocan Kharchenko në emisionin Insajder Tv.
Ai shprehu qëndrimin e Rusisë në përgjigje të pyetjes nëse deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, se Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut u bënë të pavarura në bazë të precedentit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të vendosur për pavarësinë Kosovës, do të thotë ndryshim i qëndrimit të Rusisë.
“Nuk ka sinjale se Federata Ruse mund të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj kësaj çështjeje”, tha ambasadori rus në Serbi, raporton Nezavisne.
”Pavarësia e Kosovës nuk duhet të lidhet me shkëputjen e Dombasit. Qytetarët e republikave të Donetskut dhe Luhanskut nuk e njohin qeverinë në Kiev, që është rezultat i një grusht shteti të paligjshëm dhe antikushtetues”, tha Kharchenko, duke theksuar se ata votuan në një referendum për t’u shkëputur nga Ukraina, gjë që nuk është rasti me Kosovën./Kk/
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për shpalljen e Iranit sht...
Trump: Dua të shtyj udhëtimin në Kinë, për shkak të luftës m...
Joseph e quan situatën në Kosovë “katastrofë”, kritikon Kurt...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...