Ambasada e Gjermanisë ka prezantuar Ambasadorin e ri në Kosovë, Rainer Rudolph, që pason ish-ambasadorin Jorn Rohde.
Përmes një video të shkurtër të realizuar nëpër Prishtinë, Rudolph ka thënë se do të mbështes integrimin ndërkombëtar të Kosovës, në veçanti drejt Bashkimit Evropian.
“Për ne gjermanët, Kosova është një mike e mirë dhe një partnere e rëndësishme. Dhe ne kemi qenë krenarë që e kemi mbështetur si një shtet të pavarur dhe sovran për një kohë të gjatë. Unë dua të mbështes integrimin ndërkombëtar të Kosovës, në veçanti rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Dhe mbi të gjitha, pres me padurim t’ju njoh të gjithëve juve e këtë vend të bukur dhe ushqimin e tij të mrekullueshëm”, ka thënë Rudolph./Arbresh.info/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private