Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini u kundërpërgjigjet deklaratave të homologut të tij serb në qytetin e Shkodrës, i cili tha pak ditë më parë se Kosova është tokë serbe.
Në një intervistë për Ora News, diplomati i Kosovës, tha se deklaratat e përfaqësuesit serb janë luftënxitëse dhe rikthim tek e kaluara.
Ukshini u bëri thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë më fort ndaj këtyre qëndrimeve të Serbisë.
“Kosova është një shtet i pavarur dhe Serbia duhet të shohë në sy këtë realitet. Serbia shtoi ai duhet ta gjej lumturinë brenda kufijve të saj e jo përmes ambicieve territoriale ndaj fqinjëve”, ka thënë Ukshini./Ora News/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova