Ambasadori i Kosovës në Shkup Gjergj Dedaj e ka quajtur të nxituar dhe të pa vend vendimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin mes dy vendeve, shkruan arbresh.info.
Në një prononcim për portalin arbresh.info ambasadori Dedaj paralajmëron se do t’i dërgoj një notë verbale ministrit maqedonas të Shëndetësisë
“Në e konsiderojmë si një vendim të nxituar sepse askush tani nga Kosova nuk lëvizë nga dëshira as me bo shopong lëvizin njerëzit kryesisht që kanë nevoja nëpër klinika të Shkupit dhe që kalojnë në aeroport të Shkupit, nuk është dashtë me u marr ky vendim.
“Në ditëve në vijim do të kërkojmë nga qeveria e Maqedonisë qe ta rishqyrtoj edhe një herë këtë vendim që na duhet shumë i nxituar dhe i pavend”.
“Do të dërgojmë një notë verbale ku do të kërkoj ta rishqyrtoj dhe ta konsideroj si vendim të nxituar”, tha ai për portalin arbresh.
Kujtojmë se qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që mos të lejohet hyrja e asnjë kosovari nga pika kufitare pa pasur testin negativ për COVID-19 të kryer brenda 72 orëve./arbresh.info.
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...