Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve.
Ministri vlerësoi rolin e Hungarisë në mbështetjen që i ka dhënë Republikës së Kosovës në aspektin ekonomik dhe të integrimit, raporton arbresh.info.
Abrashi e informoi ambasadorin për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe për projektet e ardhshme në hekurudha dhe autostrada.
Ndërsa ambasadori Bencze konfirmoi mbështetjen e Hungarisë për Kosovën, duke vlerësuar se shteti i tij do ta përkrah Kosovën në ekonomi, integrim dhe arsim./arbresh.info/
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...
Gjykata i bën thirrje për dorëzim serbit të akuzuar për krim...
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...