Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar thellësinë e krizës aktuale në Kosovë, duke e quajtur situatën më shumë se një krizë politike.
Ai kërkoi formimin urgjent të një qeverie funksionale dhe një parlamenti aktiv, që të jenë në gjendje të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe për menaxhimin e fondeve të bllokuara në pritje të miratimit.
“Kjo është një krizë, dhe jo vetëm politike. Unë besoj se ky është një moment shumë serioz për Kosovën. Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri dhe parlament të formuar siç duhet, të aftë për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me vendin e Kosovës në botë dhe me fondet që aktualisht ndodhen në parlament, duke pritur miratimin. Këto fonde nuk mund të përdoren për momentin dhe Kosova rrezikon t’i humbasë ato”, shtoi Ambasadori Hargreaves.
Sa i përket rolit të Gjykatës Kushtetuese në zgjidhjen e bllokadës politike, Hargreaves u shpreh me kujdes optimist, por theksoi se çelësi është vullneti politik dhe kompromisi mes partive.
“Mendoj se jemi ende në fazën e shpresës se Gjykata Kushtetuese do ta zgjidhë këtë çështje. Por në fund të fundit, kjo duhet të zgjidhet politikisht – me anë të kompromisit midis partive politike. Kjo është rrënja e problemit. Kushtetuta dhe ligji mund të ofrojnë një kornizë, por u takon palëve të bien dakord se si të vazhdojnë”, tha Ambasadori Hargreaves.
Për zgjedhjet lokale të planifikuara për 12 tetor, ai i quajti një mundësi për përfaqësim të gjerë politik, sidomos për komunitetin serb.
“Është një mundësi për të gjitha komunitetet në Kosovë — përfshirë komunitetet jo-shumicë, dhe veçanërisht komunitetin serb — që të shprehin vullnetin e tyre dhe të përfaqësohen nga parti që vërtet duan të mbrojnë qytetarët”, theksoi Ambasadori Hargreaves.
Hamza: Si kryeministër, do të punoj për ekonomi digjitale të...
2.2 miliardë lekë për shtresat në nevojë, Qeveria e Shqipëri...
Edi: Po supozoj që dikush i ka ndërhyrë Dolces në lojë
Dovbyk largohet nga Roma, Premier League e ardhmja e tij
Kryediplomatja shqiptare: RMV të respektojë shqipen, identit...
KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues