Ambasadori i BE-s në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me shefin e ri të misionit të UNMIK-ut, Peter Due.
Nëpërmjet një njoftimi në platformën X, Orav u shpreh se bashkë me z. Due folën për bashkëpunimin në Kosovë dhe nevojën për ndërtimin e besimit ndëretnik, shkruan IndeksOnline.
“Kënaqësi që sot mirëpres përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm dhe shefin e ri të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Peter N Due.
Diskutuam për bashkëpunimin në Kosovë dhe mbështetjen për të gjitha komunitetet dhe ndërtimin e besimit ndëretnik”, u shpreh Orav.
Peter N Due mori mandatin e tij në krye të UNMIK-ut para disa ditësh.
Danezi Due, që nga viti 2019, ka shërbyer si drejtor për Azinë dhe Paqësorin në Departamentet e Çështjeve Politike dhe të Ndërtimit të Paqes dhe Operacioneve të Paqes.
Due shërbeu gjithashtu si përfaqësues i sekretarit të përgjithshëm dhe drejtor i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd (2013-2015), dhe ishte zyrtar i Çështjeve Politike në UNMIK-un në Prishtinë.
Përveç detyrave të tij në Kombet e Bashkuara, Due shërbeu në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës, në Kopenhagen dhe në Eritrea.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...