Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani, ku është diskutuar situata aktuale politike dhe pasojat e bllokimit institucional.
Hargreaves u shpreh mirënjohës për mundësinë e diskutimit me Presidenten dhe theksoi se një ngërç i vazhdueshëm politik do të kishte pasoja serioze për vendin.
Ai gjithashtu përgëzoi Presidenten për përpjekjet që, sipas tij, po bën në përputhje me Kushtetutën për të zgjidhur situatën aktuale.
‘Isha mirënjohës për takimin tim me Shkëlqesinë e saj Presidentin dje. U pajtuam se pasojat e një bllokimi të vazhdueshëm politik do të jenë të rënda për Kosovën dhe popullin e saj. E përgëzova Presidenten Osmani për përpjekjet e saj për zgjidhjen e bllokimit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe theksova përgjegjësinë e të gjitha partive politike për ta vënë vendin mbi interesat partiake për të gjetur një zgjidhje”, tha ai./Arbresh.info
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...