Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur sot në takim Shefin i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Shehu përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për shqetësimet dhe kërkesat emergjente të qytetarëve junikas, siç janë shtrati i lumit Erenik, ujërat e zeza, deponia dhe grumbullimi i mbeturinave.
“Z. Szunyog theksoi që edhe për BE është në fokus pikërisht mbrojtja e ambientit. Rrjedhimisht ai konfirmoi gatishmërinë nga BE për të përkrahur Komunën e Junikut lidhur me këto tema të interesit të përbashkët”, ka shkruar Shehu.
Mes tjerash ai ka bërë të ditur se kanë marrë pjesë edhe në aktivitetet e fushatës kulturore të fëmijëve me temë “Mbështetja e BE për Kosovën”.
“Me këtë rast fëmijët në Komunën e Junikut kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme të pikturimit në shtratin e lumit Erenik si dhe kanë performuar me vallëzime dhe këndime të ndryshme për fëmijë”, ka shkruar në fund Shehu./arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën