Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se shpreson që ky proces të arrihet sa më parë.
“Nëse kam përmendur normalizimin, do të thotë që të dyja palët duhet të angazhohen. Nëse Bashkimi Evropian kërkon diçka nga Kosova, shpresojmë që ajo t’i përmbushë ato detyrime, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Serbinë”, ka deklaruar Orav.
I pyetur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ambasadori i BE-së ka përsëritur thirrjen që autorët të përballen me drejtësinë.
“Natyrisht që sulmi i shtatorit 2023 ka qenë shumë i rëndë. Ajo që kërkojmë është që kryerësit të sillen para drejtësisë, dhe meqë kjo ende nuk ka ndodhur, ne vazhdojmë ta kërkojmë këtë”, është shprehur ai për Klanin.
Ambasadori Orav ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për stabilitet dhe paqe në rajon.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...