Ambasadori i Hungarisë në Kosovës Laslos Markusz, ka thënë se ka qëndrimin e njëjtë me diplomatët tjerë të bashkimit Evropian sa i përket Gjykatës Speciale.
Markusz e sheh themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën si të domosdoshme dhe se kjo është në interes të qytetarëve të Kosovës.
Markusz komentet në lidhje me Gjykatën Speciale i dha në një ligjëratë që ka mbajtur sot në një kolegj në Kosovë.
Ai tha se e ka të njëjtin qëndrim me shtetet e Bashkimit Evropian sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale në Kosovë.
Sipas tij, edhe vendet e ish Jugosllavisë, kanë te formuara gjykata të tilla të cilat i trajtojnë krimet e luftës.
Ambasadori hungarez në këtë ligjëratë ka mohuar se qytetarët kosovar, janë keqtrajtuar në kampet e refugjatëve në Hungari.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...